Nju Jorku nderon legjendën, emërton një rrugë me emrin e Muhamed Alisë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Balzio ka deklaruar se një pjesë e rrugës 33 në Manhatan, në afërsi të Madison Square Gareden, do ta bartë emrin e boksierit legjendar, Muhamed Ali. Legjenda botërore do të varroset të premten në qytetin e lindjes, Luisvill në Kentaki.