Ministria i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë qytetarët se pas marrjes së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik si rezultat i përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë disa pezullime të aktiviteteve që ofrohen nga agjencitë e saj.
Policia e Kosovës
Në Departamentin për Operacione janë ndërprerë dhe reduktuar shërbimet si në vijim:
Sektori që lëshojnë vërtetimet e të kaluarës kriminale,
Sektori që lëshojnë vërtetimet për dokumente të humbura,
Sektori që merret me aplikim për leje të armëve,
Ndërpritet përcjellja e materialeve të rrezikshme dhe përcjelljet tjera,
Shërbimet ndaj studentëve për çështje studimi (statistika, raporte etj.)
Agjencia për Menaxhimin Emergjent
Do të ketë aktive në nivel vendi të gjitha Qendrat Operative Emergjente 112.
Agjencia për Regjistrim Civil
Ka mbyllë Qendrat për Pajisje me Dokumente (QPD) dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Komunën e Vitisë, Klinës dhe Malishevës.
Aplikimi për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë – shoferë si dhe regjistrimi i automjeteve, përjashtimisht QPD-ve dhe QRA-ve të përmendura më lart, behët vetëm për rastet urgjente mjekësore;
Tërheqja e letërnjoftimit, pasaportës dhe patentë – shoferit, behët vetëm në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë;
Po ashtu, apostilimi dhe verifikimi i dokumenteve të gjendjes civile behët vetëm për rastet urgjente mjekësore dhe terminët e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës.
Policia e Trafikut Rrugor do të kenë parasysh për të gjitha rastet për patentë-shofer të skaduar, si dhe automjetet që ju ka skaduar regjistrimi, nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverise dhe për ato automjete që janë të paregjistruara për shkak se ofrimi i këtyre shërbimeve nga ARC-ja momentalisht është pezulluar.
Inspektorati Policor i Kosovës
Do të kenë kujdestari në thirrje në të gjitha regjionet, sipas nevojës, dhe zyrat rajonale në Prizren, Gjilan e Mitrovicë të Veriut do të mbulohen nga zyrtarët e regjioneve përkatëse.
Departamenti për Siguri Publike
Nuk do të kryejë këto shërbime për qytetarë:
Në sektorin e shërbimeve private të sigurisë: shërbimet për palët, kompanitë private të sigurimit dhe punëtorët e sigurimit, përjashtimisht rasteve të veçanta që koordinohen mes institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit ose aktivitete të veçanta në mes të institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit.
Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion
Pezullon shërbimet: pajisje me leje qëndrim për të huajt, fitim dhe humbje e shtetësisë së Kosovës, kërkesat për ri- pranim dhe vendimmarrjen lidhur me kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare.