• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Edhe dy raste të reja me koronavirus!

Redaksia 2LONLINE 16 Mars, 2020 3 min
 Edhe dy raste të reja me koronavirus!

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Krahas trembëdhjetë rasteve pozitive të deritashme, sot me 16.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2:

Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 1600 thirrje, ndërsa vetëm sot nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit 734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 mars 2020 sipas ECDC, janë raportuar gjithsej 167.414 raste të COVID-19 me 6.507 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 51.771 raste të COVID-19 me 2.316 raste të vdekjes: Itali (1.811), Spanjë (288), Francë (127), Mbretëri të Bashkuar (35), Gjermani (12), Belgjikë (4), Greqi (4), (3), Poloni (3), Bullgari (2), Irlandë (2), Austri (1), Danimarkë (1), Hungari (1), Luksemburg (1), Norvegji (1) dhe Shqipëri (1).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Etiketa:IKSHPK koronavirus
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Info+

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të

9 Gusht, 2022
Sport

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

IKShPK: Kujdes nga temperaturat e larta!

20 Korrik, 2022

ShSKUK: 10 pacientë me koronavirus po marrin trajtim mjekësor

7 Prill, 2022

30 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

30 Mars, 2022

IKShPK: Ju lutemi, bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

22 Janar, 2022

IKShPK: Informatë obliguese për të gjithë të testuarit në Sars Cov-2!

14 Janar, 2022

Në Kosovë pritet të arrijnë testet që mund ta detektojnë Omicronin

23 Dhjetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com