Pas një defekti të paraqitur në gypin kryesor të ujësjellësit , për shkak të amortizimit dhe të vjetërsisë së gypit, ka pasur një ndërprerje prej dy ditëve të furnizimit me ujë për konsumatorët e lagjes “Arbëria”.
Kompania “Hidromorava”, nuk ka mundur ta evitojë defektin për shkak të afërsisë së një vinçi që ka qenë afër gypit të dëmtuar duke rrezikuar shembjen e tij dhe rrezikun e jetës së banorëve për rreth.
Për këtë arsye, Kompania “Hidromorava” ka kërkuar çmontimin e vinçit në mënyrë që evitimi i defektit të kryhet pa rrezik për jetën e banorëve.
Në momentin kur vinçi është çmontuar nga një kompani e specializuar, “Hidromorava”, ka arritur të bëjë evitimin e defektit.
Dëshirojmë të ju njoftojmë se Vinçi nuk ka qen shkaktar për paraqitjen e defektit në gyp, por shkaktari kryesor ka qenë amortizimi dhe vjetërsia e gypit.
Me respekt,
Muhamed Suliqi,
Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” SH.A – Gjilan