DYLON

Komuna e Vitisë përfiton mbi 105 mijë euro

Komuna e Vitisë përfiton mbi 105 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti sot në Prishtinë ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës.

Ky grant është një mekanizëm që është themeluar dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet së bashku me projektin DEMOS të Helvetas Swiss Intercooperation.

Komuna e Vitisë është në mesin e 19 Komunave të Kosovës që është përfituese e këtij granit. Kurse shuma të cilën e ka përfituar komuna e Vitisë është mbi 105 mijë euro.

EkoHigjiena

Përndryshe Komisioni i Grantit për Performancë ka vlerësuar se Komuna e Vitisë, ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë subjekt përfitues nga ky grant mbështetës pasi që ka marrë opinionin e pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori i përgjithshëm, ka tejkaluar shpenzimin e buxhetit në investime kapitale prej mbi 75% por ka përmbushur edhe disa kritere të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.