Njoftim i rëndësishëm nga Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan
Të nderuar konsumatorë!
Gjilan, 18 mars 2020 – Bazuar në situaten e krijuar pas paraqitjes të koronavirusit COVID-19, KRU “Hidromorava” konform edhe udhëzimeve nga Qeveria e Kosoves ka marrë masat që furnizimi me ujë të bëhet sa më mirë që të jetë e mundur. Siq edhe jeni të informuar, KRU “Hidromorava” krahas problemit me koronavirusin ka një vit që është duke u perballur edhe me një problem tjetër siq është thatësira që e ka vështirësu në masë të madhe furnizimin me ujë për konsumatorët tanë. Ne të gjithë punëtorët e kompanis në këtë kohë të vështirë jemi mobilizuar që së bashku me ju t’i tejkalojmë këto sfida duke shpresuar se në një kohë të afërt t’i tejkalojmë me sukses dhe pa probleme të mëdha.
Te nderuar konsumatorë, të reshurat e kohes së fundit i kanë shtuar kapacitetet e ujit në burimet kryesore, sidomos në akumulacionin e Përlepnices, por jo në masë që të konstatojmë përmirësimin e plotë të situates. Ende jemi më shumë se 15m nën nivelin maksimal të akumulacionit apo ende jemi në situatë Emergjente pavarësisht këtij vellimi të shtuar. Sidoqoftë, kjo sasi e shtuar do të na mundësoj një furnizim më të qëndrueshëm për Gjilanin, sidomos në kohen e përballjes me pandeminë të shkaktuar COVID-19.
Konsumatorë të nderuar, duke e kuptuar plotësisht situaten e krijuar me pandeminë, po ashtu duke e vlerësuar se furnizimi i qëndrueshëm me ujë është jetik në këte kohë të vështirë për konsumatorët tanë, kerkojmë nga të gjithë ju që të vazhdoni me pagesat e faturave të ujit si më parë, qoftë përmes formës online (e-banking, pikat e Postës së Kosoves, Institucionet mikrofinacniare) apo përmes pikave të arkave statike dhe inkasantëve tanë. Ne ju ftojmë që këtë ta bëni duke i respektuar plotësisht udhëzimet për mbrojtje nga coronavirusi të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithëve. Vazhdimi i pagesave të ujit nga ju në këtë kohë kritike për kompaninë tonë do të jetë një ndihmesë e madhe në menyrë që ne të vazhdojmë të japim shërbime me ujë të pijes.
Ju njoftojmë po ashtu se cilësia e ujit i plotëson të gjitha standartet për ujë të pijes. Pra, uji i shpërndarë në rrjetin e ujësjellësit publik është i sigurtë për pije, por njëkohësisht ju bëjmë apel të kursehet uji në maksimum, të përdoret vetëm për pije dhe nevoja sanitare, asesi për ujitje të kopshteve, larje të trotuareve, etj.
Kompania ka marrë të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kemi pajisur stafin tonë me maska, doreza dhe dezinfektues. Po ashtu kemi bërë dezinfektimin e fabrikave për trajtimin e ujit, si FPU Përlepnicë dhe FPU Velekincë, si dhe në njësitë tjera si në Kamenicë, Viti. Kemi dezinfektuar edhe zyrat e administratës qendrore dhe të gjitha zyret përcjellëse dhe pikat e arkëtimit.
Ne në vazhdimësi do të jemi me ju për të gjitha problemet që keni në lidhje me shërbimet tona dhe ju ftojmë që për çdo kërkesë tuajen të drejtoheni në numrat tanë që do të jenë vazhdimisht në shërbimin tuaj:
Tel: 0280-326 980 , mob: 044/983 071
Kujdestaria inaktive: 044/ 719 813
Shërbimi teknik për ujësjellës: ing. Shpat Klaiqi, tel. 044/886 113,
Shërbimi teknik për ujëra të ndotura: ing. Skender Ramadani, tel. 044/628 941,
www.kru-hidromorava.com,
[email protected]
https://www.facebook.com/hidromorava/
Ju faleminderit!
Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” sh.a. Gjilan
Të bashkangjitur e gjeni orarin e reduktimeve në vegëzen më poshtë:
http://www.kru-hidromorava.com/…/Plani-i-Reduktimit-25.12.2…