Vendoset kontejneri dhe tenda për triazhim jashtë objektit të QKMF-së në Kamenicë dhe QMF-së në Roganë

Vendoset kontejneri dhe tenda për triazhim jashtë objektit të QKMF-së në Kamenicë dhe QMF-së në Roganë

Komuna e Kamenicës ka vendosur kontejner dhe tendë, që do të shërbejnë për triazhimin e pazientëve me simptoma të virusit COVID-19.

Vendosja e tyre është bërë jashtë objektit të QKMF-së në Kamenicë dhe QMF-së në Roganë, si masa për të evituar kontaktin dhe mundësinë e shpërndarjes së virusit tek stafi shëndetësor dhe pacientët e tjerë. Ndërsa zjarrëfikësit të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë situatë, kanë pastruar ambientin përreth dhe brenda këtyre tendave. Kurse, Kryqi i Kuq ka siguruar tendën për QMF-në në Roganë.

Lusim qytetarët që nëse kanë simptoma të virusit COVID-19 të drejtohen tek këto tenda. Po ashtu falenderojmë dhe u shprehim mirënjohje pafund të gjithë stafit shëndetësor, që gjatë gjithë kohës janë në dispozicion të qytetarëve.

Deri më tani Komuna ka ndërmarrë të gjitha masat preventive, mirëpo varet nga ju se sa do t’i respektoni. Mbrojeni vetën që t’i mbroni edhe tjerët. Qëndroni në shtëpi!

KOMENTE