Ada Hegerberg, e lindur në Molde të Norvegjisë është duke shkruar historinë në futbollin e femrave.
Ada Hegerberg, futbollistja e Lyonit në karrierën e saj ka regjistruar 254 ndeshje, derisa ka shënuar hiq më pak se 255 gola
23 vjeçarja ka statistika të frikshme dhe nuk e fitoi rastësisht edicionin e kaluar Topin e Artë në kategorinë e femrave.
Hegerberg ka debutuar më skuadrën Kolbotn në vitin 2010, kur ishte vetëm 16 vjeçare. Ajo më 11 gusht të vitit 2011 realizoi hat-trik brenda shtatë minutave.
Hegerberg është pjesë e Lyonit që nga viti 2014 dhe në 105 paraqitje me francezët ka shënuar 130 gola. Kete vit ajo dhe Lyoni u shpallen fitues te Liges se Kampioneve.