SC Gjilani ka prezantuar transferin e ri, i cili pritet të bashkohet me skuadrën kuq e bardh për ndeshjet e Ligës së Evropës. Bëhet fjalë për portierin nga Shqipëria, Enea Koliçi, 34 vjeçar, i lindur në Pogradec, kurse Gjilani e transferoi nga KF Skënderbeu, transmeton 2LONLINE.com.
Koliçi do ta zëvendësojë Kenan Haxhihamzën e larguar te Gjilani, derisa ai erdhi me kërkesë të trajnerit Gentian Mezani.
Sipas përditësimit të fundit në web faqen e transfereve, vlera e Koliçit në treg është 175 mijë euro, kurse me SC Gjilanin ka nënshkruar kontratë deri më 06.30.2022, shkruan transfer mark, transmeton 2LONLINE.com.
Portieri Koliçi ka fituar tri kupa në kampionatin e Shqipërisë me KF Kukësin, një herë si kampion i Superiores, një herë Kupën e Shqipërisë dhe një superkupë.
Koliçi ka karrierë të gjatë dhe ka luajtur te skuadrat greke, Iraklis, Olympiacos Volos, Odysseas, Panserraikos, gjithashtu edhe te skuadrat shqiptare si Flamurtari i Vlorës, KF Kukësi dhe së fundmi te Skënderbeu.
Me KF Skënderbeun, Enea Koliçi këtë edicion ka zhvilluan 35 ndeshje ose 3.127 minuta dhe ka pranuar 42 gola./2LONLINE.com/