Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësia për komunitet nga stacioni policor i Gjilanit ka përkrahur dhe bashkëpunuar në një aktivitet te quajtur “Nalu, Mos e kall” të organizuar nga një grup të rinjeh të Gjilanit i cili aktivitet kishte për qellim parandalimin e zjarreve dhe zjarrvenieve në vend.
Ky aktivitet është mbajtur sot me 31 gusht 2021 duke filluar në ora 12:00 ne fshatin Gadish, komuna e Gjilanit. Aktiviteti përmes fotove dëshmonte se si ndikon dhe sa shkatërruese është djegia e pyllit.
Me këtë rast nga aktivistë të rinj janë mbajt edhe fjalime rasti, si nga organizatoret dhe policia në komunitet.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia në vend ,ky aktivitet është mbajt me rreth 30 persona të pranishëm dhe në ambiente të hapur dhe kushte distance, ka bërë me dije zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/