DYLON

FSK-ja furnizon me maska mbrojtëse Institucionet e ndryshme të Komunës së Vitisë

FSK-ja furnizon me maska mbrojtëse Institucionet e ndryshme të Komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

FSK, po vazhdon me shpërndarjen e maskave mbrojtëse te institucionet në komuna të ndryshme, ndër to edhe në komunën e Vitisë.

Për të bërë shpërndarjen e maskave nga FSK, ishin, kapiten Labinot Lala dhe rreshterët Arsim Bejta e Behar Cakiqi. Ata u pritën në takim nga zëvendëskryetari i Vitise z. Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Ata vazhduan shpërndarjen e maskave te Policia e Kosovës stacioni ne Viti, Drejtoria për Shërbime Publike, OVL e UÇK, Kryqi i Kuq, Njësia e Zjarrfikësve, si dhe do te vazhdojnë shpërndarjen te QKMF, DKA dhe bashkësitë fetare të komunës së Vitisë.

Me këtë rast, Kapiten Lala falënderoi institucionet përr pritjen dhe bashkëpunimin ndërinstitucional kundër pandemisë Covid.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.