Sot në orën 18:20 në liqenin e Batllavës njësia e Kërkim – Shpëtimit në ujëra e FSK-së në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës gjetën trupin e pa jetë të të ndjerit Shaban Shabani 55 vjeçar nga komuna e Obiliqit.
Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga 25 gushti njësia e FSK-së ka marrë pjesë në operacionin për kërkimin e personit të mbytur në Liqenin e Batllavës.