19 vjet nga rënia e njërit prej idealistëve të pas luftës së dytë botërore,njeriut që sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar heroin e paepur Isa Kastrati. As burgjet jugosllave nuk e thyen titanikun e Gollakut e të tërë Kosovës në përballje me hienat serbe.
Shkruan: Izmi Zeka
Lufta çlirimtare ishte episodi i fundit ku përmbylli një cikël jetësor për të triumfuar jeta e të tjerëve dhe liria si fondament shpirtëror i qenies shqiptare. Lufta e UÇK-së trandi themelet e Serbisë e në këtë kontekst dëshmori Isa Kastrati është prijatari i luftës së pakompromisë për idealet shtetërore dhe bashkimin kombëtar.
Barbaria serbe u mbyt aty ku dëshmori Isa Kastrati vuri themelet me gjakun e tij, djersën dhe angazhimin shumëvjeçar për çlirim.
Sot prehet i qetë i ngritur në shtatore , i buzëqeshur si dikur në kohën e Hasan Prishtinës, Ismajl Qemajlit e shume të tjerë.