DYLON

Gjilani shpërndan farë misri e pleh artificial për 500 farmerë

Gjilani shpërndan farë misri e pleh artificial për 500 farmerë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot farë misri e pleh artificial për 558 farmerë, të cilët nuk kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, farmerët e Gjilanit i ka uruar Arbër Ismajli, i cili tha se ky është vetëm fillimi i subvencioneve për ta nga ana e Komunës.

“Me këto subvencione ne po ua lehtësojmë punën farmerëve jashtëzakonisht shumë. Synimi ynë është që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa e punuar sepse në këtë mënyrë forcohet familja bujqësore. Sivjet kemi paraparë rekord subvencionesh për farmerët”, tha Ismajli.

EkoHigjiena

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Bujqësisë,Vahid Aliu, ka njoftuar se 558 farmerët janë mbështetur me 600 thasë misër dhe mbi 50 tonë pleh artificial, vlera e të cilëve ka arritur në 27 mijë euro.

Ai njoftoi se gjatë muajve të ardhshëm do të implemetohet projekti i subvencionimit të bletarëve me pajisje, ngritja e 20 hektarëve me kulturë të arrës, shpërndarja e farës së grurit e plehut artificial dhe projekte të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.