Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në dy vitet e fundit është faktori kryesor që futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë t’i thonë “PO” ftesës së Kosovës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinjë që do të bëhen “Dardanë”.
Mësohet jo zyrtarisht që futbollisti i radhës që do të veshë fanellën e Kosovës është Meritan Shabani.
20- vjeçari është rritur si futbollist te Bayerni i Mynihut. Në verën e kaluar ai u transferua te Wolverhamptoni në Angli dhe po pret rastin për të debutuar.