Në magjistralet Bujanoc-Gjilan, në afërsi të fshatit Turi të komunës së Bujanocit si pasojë e konfliktit fizikë dhe të shtënave me armë, një i ri nga fshati Nesalcë ka mbet i plagosur.
Sipas Portalit informativ Titulli, konflikti mes një grupi të rinjsh shqiptar nga fshatrat Tërnoc, Nesalcë e Bilaç, kishte zanafillën më herët për të rinisur mbrëmë në një lokal në qytetin e Bujanocit.
Larja e hesapeve u shmang në lokal për t’u ripërsëritur pikërisht në dalje nga magjistralja Bujanoc-Gjilan për në fshatin Turi, ku përveç rrahjes, njëri nga personat e përfshirë në këtë konfrontim fizikë, në një moment nxjerrë armën e zjarrit dhe plagos të riun A.V. nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit.
Në vendin e ngjarjes përveç të rinjve nga të shtënat ishin dëmtuar edhe makinat.
Me këtë rast personat e përfshirë në këtë konflikt janë arrestuar, me përjashtim të personit i cili ka gjuajtur me armë zjarri, i cili siç mësohet është ende në arrati.
Deri në këtë moment policia nuk ka dalë me ndonjë kumtesë për rastin në fjalë.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=417