E dimë, askush nuk i ka qejf ato flluskat e shëmtuara në gojë ose në buzë. Arsyet e shfaqjes së tyre në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të temperaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj.
Në një vazo të vogël ose filxhan kafeje bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri.
Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte.
Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët.
Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e pH-shit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më pare.
Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyrore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.