(E KORIGJUAR) – Autoritetet policore kan bërë me dije se të shtunën pas orës 22:00 në mbrëmje, në Gjilan, një shtetas i Kosovës, është sulmuar nga dy të tjerë.
Në raportin policor thuhet se qytetari është ndaluar në rrugë gjersa ka qenë në lëvizje me veturën e tij dhe është sulmuar verbalisht nga dy të tjerë të cilët ia kanë bllokuar rrugën me veturën e tyre.
“Dy të dyshuarit me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën, njëkohësisht e kanë ofenduar -verbalisht. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.