Katër të arrestuar për tentim vjedhje, i dyshuari i pestë kërkohet nga policiafotoilustruese

Katër të arrestuar për tentim vjedhje, i dyshuari i pestë kërkohet nga policia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se janë arrestuar të dyshuarit që të shtunën kishin tentuar të vjedhin një depo në Novobërdë.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëza. Katër prej tyre kanë arritur të arrestohen dhe dërgohen në mbajtje prej 48 orësh ndërsa i pesti është arratisur.

Sipas Policisë së Kosovës, ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset.

KOMENTE