(2L ONLINE) – Të premten, Degës së AKR në Gjilan iu bashkua një pjesë e Kryesisë dhe e Forumit Rinor nga Partia e Drejtësisë, të bindur në programin e AKR, programi i së cilës Kosovës në këto momente i duhet më së shumti. Alisahit Shaqiri tashmë ish nënkryetar i Partisë së Drejtësisë, Dega në Gjilan, Prof. Sadulla Ramizi, themelues i këtij subjekti politik dhe Besnik Poroshtica anëtar, me një pjesë të Kryesisë dhe pjesës dërmuese të Forumit Rinor, kanë braktisur Partinë e Drejtësisë dhe kanë zgjedhë të jenë anëtarë të Aleancës Kosova e Re, kanë bërë të ditur zyrtarë për informim të AKR-së.
“Të indinjuar nga procedurat dhe mënyra e udhëheqjes me degën, si dhe me tendencën e anashkalimit dhe të injorimit të pjesës më të madhe të Kryesisë së degës nga ana e udhëheqësisë nga qendra në Prishtinë për përkrahje të njëanshme, ne si pjesë e kryesisë shprehëm interesim për t’u renditur në gjirin e AKR , me qëllimin më të mirë për të dhënë kontributin tonë në proceset politike në Kosovë”, tha Alisahit Shaqiri, ish nënkryetar i PD dega në Gjilan.
Nga ana tjetër, Agim Rexhepi, kryesuesi i AKR u tha të sapo aderuarve se këtu jeni në shtëpinë tuaj, AKR është e hapur, është parti liberale, ku të gjithë do të ndihen të barabartë.
Sipas tij, ideologjia e AKR është mirëqena e qytetarit njëherit është synim i vazhdueshëm dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen në këtë drejtim. Kjo do të arrihet me punë, dhe Kosovës sot i nevojiten heronj të punës siç potencon shpesh presidenti Behxhet Pacolli. Aleanca Kosova e Re do të dëshmoj se është aftë të krijon perspektivë për qytetarin, rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Kosovës i nevojitet një politikë e mirëfilltë me programin e ekonomik, çfarë e ka Aleanca Kosova e Re./2L ONLINE/