/”Vjeshta letrare e Gjilanit” 2019/
Shkrimtari Nexhat Rexha, për tridhjetë vjet, ka dëshmuar një përkushtim të parreshtur ndaj artit të fjalës.
Ai, në rrugëtimin e deritashëm krijues, është dëshmuar pasues i denjë i një tradite letrtare në krahinën e Anamoravës, traditë të cilën e trasuan, e krijuan dhe i dhanë përmbajtje veprat e Rexhep Elmazit, Beqir Musliut, Mirko Gashit, Musa Ramadanit, Ibrahim Kadriut, Ramadan Musliut, Isak Ahmetit, Ramadan Mehmetit etj.
I pasuar dhe nga një plejadë shkrimtarësh, të tjerë si Shefik Shkodra, Mehmetali Rexhepi, Albina Idrizi, Sarë Gjergji, Aziz Mustafa, Xhevat Latifi,, Linditë Ramushi Dushku, Edonë Haliti, Alketë Spahiu etj, jo vetëm po e ruajnë këtë traditë letrare anamoravase por, përmes një përkushtimi të parreshtur krijues, letërsinë shqipe po e begatojnë me vepra të reja.
Deri më tash, brenda tri dekadave prej kur ka nisur së shkruari e, brenda dy dekadave prej kur ka botuar librin e parë, Nexhat Rexha, lexuesit dhe letërsië ia ka dhënë gjashtë vëllime poetike e, gjashtë vëllime tjera nga fusha e kritikës letrare si dhe një panoramë poetike. Po, njëkohësisht, vepra e tij poetike, në formë të përzgjedhur ështëtë përkthyer, edhe në anglisht, suedisht e rumanisht.
I tërë ky opus krijues sot, më 2 Nëntor 2019, iu nënshtrua një vlerësimi kritik, në kuadër të Manifestimit tradiicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, ediicioni dhjetë.
Studiuesi i shquar i letërsisë, prof. dr. Anton Nikë Berisha, po edhe kritikët letrar, Sinan Sadiku, Selvete Abdullahu, Mehmetali Rexhepi si dhe Sherafedin Kadriu, përmes këndvështrimeve të tyre, konstatuan se vepra letrare e Nexhat Rexhës begaton letërsinë shqipe, si në fushën e kritikës letrare, ashtu dhe në fushën e poezisë, ku shquhet me indiividualitetyin e tij krijues.
Konstatimet e këtyre vlerësuesve, në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, ku u zhvillua kjo veprimtari letrare përmes Ars Clubit “Beqir Musliu”, u ilustruan me shembuj të shumtë nga krijimtaria e tij poetike por, edhe me poezitë e plota, deklamuar në mënyrë brilante nga artistja e skenës, studentja Helenë Hajdari
/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/