“Sot është pritur që klubit t’i bashkëngjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19”, thuhet në një komunikatë të Klubit të futbollit Drita nga Gjilani.
Në komunikatë thuhet tutje se, lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
“Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK, që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton 2LONLINE.com.
“Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në çdo rrethanë”, thuhet në fund të komunikatës.