Java e 11-të e BKT Superligës së Kosovës në futboll ka qenë e frytshme për dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, Gjilani e Drita, pasi që të dyja në këtë xhiro kanë arkëtuar pikë të plota, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Pikërisht, këto fitore dhe këto pikë të reja, bëjnë që për momentin Gjilani t’i prijë tabelës së klasifikimit dhe Drita ta radhitët e dyta, por se a do të qëndrojnë në këto pozita varet nga takimet e mbetura të kësaj xhiroje, Drenica – Dukagjini dhe Ballkani – Prishtina që luhen të dielën.
Sidoqoftë, Gjilani në këtë javë, iu gëzua fitores si skuadre vendëse dhe tri pikëve të reja, duke e mundur skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 1 me 0.
Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Blerim Krasniqi në pjesëlojën e dytë, përkatësisht në minutën e 64-të të takimit.
Gjilani me këtë fitore ka grumbulluar 20 pikë dhe aktualisht mbanë kreun e tabelës. Takimin e radhës e luan kundër Dukagjinit.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, Drita ka shënuar fitore bindëse si skuadër udhëtuese duke e mundur Llapin me rezultat 3 me 1. Kjo fitore dhe tri pikë të reja bëjnë që Drita t’i grumbullojë 19 pikë dhe për momentin të jetë e dyta në tabelën e klasifikimit.
Përndryshe në këtë takim, për skuadrën e Dritës shënuan: Astrit Fazliu (4), Hamdi Namani (34) e Marko Simonovski (72), derisa për vendësit, Alban Shillova (45).
Takimin e ardhës, të xhiros së 12-të, Drita e luan si vendës, pret Malishevën. /2LONLINE.com/