DYLON

Alban Hyseni: Fitoren e madhe të 17 tetorit do ta konfirmojmë edhe më 14 nëntor

Alban Hyseni: Fitoren e madhe të 17 tetorit do ta konfirmojmë edhe më 14 nëntor
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, i cili në zgjedhjet lokale të  17 tetorit, doli i pari me votë, shprehet i bindur se do të jetë fitues edhe në garën e raundit të dytë, në balotazh, që do të mbahet me 14 nëntor, duke e mundur kundërkandidatin, Lutfi Haziri (LDK).

“ Fitoren e madhe të 17 tetorit, do ta konfirmojmë më 14 nëntor. Pas fitores së 17 tetorit, mbajtëm një takim falënderues me struktura të Pikës në lagjen Dardania. Mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm për konfirmimin e fitores më 14 nëntor”, ka thënë Alban Hyseni. 

EkoHigjiena

Përndryshe,  një takim mobilizues e falënderues me qytetarë e strukturat, Alban Hyseni e ka mbajtur edhe në lagjen Kodra e Dëshmorëve.

Hyseni tha se edhe ata janë të gatshëm për ta rikonfirmuar besimin më 14 nëntor.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.