“Duke i pasur parasysh kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve për gjak, sot në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, një grup bjeshkatarësh nga ShB “MAJA”, kanë dhuruar gjak”, bëhet e ditur në një njoftim të Shoqërisë Bjeshkatare “Maja”.
“Dëshira që gjaku i dhuruar të shpëtojë jetë i bëri bashkë këta njerëz që, zakonisht, kështu i bën bjeshka, e cila ka kuptim kur ka jetë. Andaj, edhe jeta, edhe bjeshka janë shtysa kryesore e hapërimit tonë të përditshëm”, thuhet tutje në njoftimin e ShB “Maja”, postuar rnë faqen e tyre zyrtare. /2LONLINE/