Drita ka shënuar fitore të thellë sot në duel ndaj Dukagjinit, por përveç që vlerësohet si fitore e rëndësishme që sjell edhe tri pikë, vlerësohet e një rëndësie edhe për faktin që erdhi pas dështimit që pati FC Drita në xhiron e parë të stinorit pranveror, por edhe për faktin që kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi, i cili në këtë stinor mori timonin e skuadrës. kishte nevojë për një fitore që ulë presionin në të dhe kthen qetësinë te skuadra që pretendon titull kampioni.
Përndryshe, fitorja e Dritës sot erdhi e thellë (5:1) dhe golat për skuadrën bardhë e kaltër u regjistruan: Tahiri 41′, Basriu (AG), B.Krasniqi 83′ , Selmani 89′ , Ajzeraj 90’+2 . Ndërkohë që për skuadre ne Dukagjinit, golin e vetëm e shënoi nga pika e bardhë, Ahmeti 61”.
Pra, kjo fitore mund të thuhet erdhi në një moment të duhur për skuadrën gjilanase sepse sjell qetësinë në skuadër dhe në njëfarë mënyre shmangu një goditje psikologjike te skuadra dhe ulë presionin mbi trajnerin, por edhe për drejtuesit e Dritës, që dihet se patën shkarkuar trajnerin Ardian Nuhiun pothuajse në fund të gjysmëstinorit të parë, për një humbje në kupën e Kosovës, ndonëse me një trajner të tillë kishin dimëruar në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit.
E kur jemi te tabela, FC Drita, me këtë fitore të sotme, për momentin sërish e hedh vallen, si prijëse, pasi ndodhet në krye të tabelës me 41 pikë, sa ka edhe Ballkani, por që ka edhe një ndeshje më pak.
Përndryshe, sot përveç ndeshjes në fjalë u luajtën edhe dy ndeshje tjera dhe dy të tjera zhvillohen nesër:
Drita – Dukagjini 5:1
Llapi – Trepça’89 2:1
Ferizaj – Prishtina 1:0
Nesër luajnë:
Gjilani – Malisheva
Ballkani – Drenica