Albina Idrizi
NJË DITË KAM ME E PËRQAF VETEN
(Pjesësa nga një poemë, në prag të përrurimit të librit poetik, TROKITJE TË PRUSHTA, më 26 Mars 2022, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan)
Kur trazimet e kohës
të tulaten ngopshëm
me hisen e përditshme
të qenies,
si çilimij të lodhur
në kthim aventure,
do të ulem
me sytë kah rruga
e do të pres
të kthehem.
Nga fëmijëria,
nga dasma,
nga lufta.
2.
Tani di t’i marr rrëzimet
po aq të nevojshme
sa ngritjet,
me më të madhen vrragë
kryevepër.
Vellon, mund ta ç’kapit sysh
si një mirazh kuqëlues
nga korniza.
Me cungimin
e një ëndrre të bruztë
në tehun e luftës,
që s’pranë së kërkuari
tërësinë në njerinë.
3.
Të zbathur
nga tunxh-izmat,
të lehtë, të çiltër
kam me e përqaf veten.
T’ia ndiej prekjet
nëpër gishtërinj.
T’ia ec rrugët
nëpër këmbë.
T’ia shoh horizontet
nëpër sy.
E të qesh
me krejt çfarë
kam qarë
deri atë ditë.