DYLON

Kryetari Konjufca: Populli i Kosovës përherë mirënjohës ndaj ish-Sekretares Albright

Kryetari Konjufca: Populli i Kosovës përherë mirënjohës ndaj ish-Sekretares Albright
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Prishtinë, e cila ndërroi jetë dje.

Kreu i Kuvendit tha se populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që znj. Albright ka dhënë për lirinë e Kosovës.

EkoHigjiena

“Ajo së bashku me Presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për të ndalë gjenocidin e shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës. Në një adresim që ia bëri dje popullit amerikan, Presidenti Clinton e përshkroi më së miri zonjën Albright, duke e cilësuar atë një thesar kombëtar”, tha kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se zonja Albright do të kujtohet dhe nderohet përherë, sepse, shtoi ai, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo iu gjend popullit të Kosovës në ditët e tij më të vështira.

“Përkulemi para kontributit të zonjës Albright. U prehtë në paqe kjo zonjë e madhe dhe mike e madhe e popullit të Kosovës”, tha në adresimin e tij para mediave kryetari Glauk Konjufca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.