Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Bajram Kosumi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion të Iowa-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me Juline Albert.
Rektori Bajram Kosumi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Iova, ka thënë se është I kënaqur me vizitën e tyre, derisa ka thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së shtetit tonë mik, SHBA-së, ne sot vazhdojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Po ashtu gjatë takimit, Rektori ka njoftuar mysafirët për punën e Universitetit që nga themelimi e deri më tani, për programet e studimit të cilat i ofron universiteti ‘’Kadri Zeka’’ , për bashkëpunimin ndërkombëtar, projektet dhe aktivitetet tjera të UKZ-së.
Rektori Kosumi ka theksuar se UKZ është e gatshme që të gjejë format më të përshtatshme të
bashkëpunimit me institucionet arsimore të Iowa-s, me theks të veçantë mobili tetin e studentëve dhe profesorëve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet e Iowa-s.
Delegacion nga Iowa e ShBA-së në krye me Juline Albert, zëvendës president e Western Iowa College, nga ana e tyre, shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizmin e projekteve të përbashkëta dhe bartjen e përvojave më të mira nga universitetet e Iowa-s tek UKZ.