DYLON

Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri që synon zbutjen e papunësisë në Viti

Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri që synon zbutjen e papunësisë në Viti
Avatar photo Redaksia

Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar.

Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë.

” Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do ti nënshkruajmë sot me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani.

EkoHigjiena

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka komuna me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.