Zëvendëssekretari i përgjithshëm i MKRS, Feim Hoxha, i shoqëruar edhe nga zv/drejtoresha e DTK, Merita Augustini-Nrecaj dhe drejtoresha e DIE, Brikena Mulliqi, kanë realizuar vizitë zyrtare në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Çekisë në Pragë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit në fushën e trashëgimisë kulturore sipas praktikave evropiane dhe diskutimit për krijimin e mundësive të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të dyja vendeve.
Delegacioni i MKRS-së gjatë kësaj vizite pati takime me drejtorin e Departamentit për Mbrojtje të Monumenteve, Jiri Vajcner, drejtoreshën e Departamentit të Arteve, Bibliotekave dhe Sektorëve Kreativë, Zuzana Zahradnickova, drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petr Hnizdo dhe Tereza Kalkusova nga Seksioni i Bashkëpunimit Bilateral.
Kjo vizitë e delegacionit të MKRS-së u mbështet nga UNDP-ja në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që po ndodh në fushën e trashëgimisë kulturore. /2LONLINE/