Më 27 prill është mbajtur “Seminari për BCU-në” për delegacionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim në fushën e sigurisë, të nënshkruar në vitin 2018 ndërmjet Italisë dhe Kosovës.
Qëllimi i seminarit ishte ngritja e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe njohja e delegacionit kosovar me veçoritë e Grupit Shumëkombësh CIMIC (MNCG)/(BCU).
Pas përshëndetjeve te rastit, komandanti i Grupit Shumëkombësh të BCU-së, kolonel Mattia Zuzzi, ju prezantoi 4 oficerëve të FSK-së, një informim për aktivitetet e shumta të njësisë në nivel ndërkombëtar; ai u ndal gjithashtu në strukturën e Regjimentit, duke prezantuar aftësitë operacionale, stërvitore dhe mësimore të MNCG.
Më pas, operatorë të tjerë të MNCG-së ndanë përvojat e tyre të fituara në teatrot operative në të cilat njësia ofron asete të bashkëpunimit civilo-ushtarak. Ndër të tjerë edhe komandanti i batalionit, nënkoloneli Nicola Dell’Anno, gjithashtu mbajti një fjalim mbi aftësitë taktike të njësisë italiane CIMIC.
Në fund të seminarit, delegacioni pati mundësinë të vizitojë infrastrukturën dhe të takojë personelin e specializuar në fushën delikate të bashkëpunimit civilo-ushtarak.
Grupi Shumëkombësh CIMIC/BCU ka operuar prej vitesh në skenarë të ndryshëm ndërkombëtarë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Pikërisht për këtë, operatorët nga Motta di Livenza janë prezent në territorin Kosovar për më shumë se një dekadë, si pjesë e Forcës së Kosovës (KFOR), misioni ushtarak ndërkombëtar i udhëhequr nga Aleanca Atlantike, përgjegjëse për rivendosjen e rendit dhe paqes në Kosovë.
Pas aktiviteteve të panumërta të bashkëpunimit civilo-ushtarak të zhvilluara vitet e fundit në territorin e Kosovës, MNCG ka krijuar një lidhje të fortë me institucionet dhe forcat vendore të mbrojtjes, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e vendit.
Seminari përfundoi duke u dhënë homologëve mundësinë për të bashkëpunuar përsëri , duke konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy kombeve. /2LONLINE/