Nga ana e Policisë së Kosovës janë bërë me dije dy raste të aksidenteve të trafikut, një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Budrigë e Ultë të Parteshit dhe një tjetër në fshatin Petroc të Kamenicës
Në rastin e parë është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor dhe më pas lirohen në shtëpi.
·
Ndërsa, në rasti ne dytë në Petroc, vozitësi mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi dhe një pasagjere femër, serbe shtetase e Serbisë. Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar.