DYLON

Haziri: Ne jemi frymëzuar mbi sakrificën dhe idealin e veprimtarit Sabit Rexhepi

Haziri: Ne jemi frymëzuar mbi sakrificën dhe idealin e veprimtarit Sabit Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Sabit Rexhepi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E dashura familje Rexhepi,

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Sabit Rexhepi.

Baca Sabit është simbol i qëndresës, guximit dhe rezistencës kundër regjimit të kohës, i cili, as pas torturave çnjerëzore, nuk u zbraps, nuk u thye dhe nuk u dorëzua kurrë.

Mbi sakrificën e bacës Sabit dhe krejt ish të burgosurve politikë, mbi luftën dhe idealet e tyre, ne

jemi frymëzuar dhe sot po e shijojmë lirinë.

Veprimtari Sabit Rexhepi fizikisht më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë çështjes shqiptare të Kosovës, në një kohë të pakohë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, shokëve miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.