(2L ONLINE) – Kryetari i Degës së NISMËS z.Bajram Hasani, të gjithë Shqiptarëve Uron 28 Nëntorin ditën më të shenuar të kombit tonë – Ditën e Flamurit Kombëtar.
“Urojmë që kjo të festë në gjithë hapsirat tona etnike dhe kudo që jetojn e banojn shqiptarët të merrë karakter të një feste madhore.
Në emërin tim dhe Kryesisë së degës NISMA në Gjilan t’ju dërgojmë urimin më të përzemërt për këtë festë të Flamurit për gjithë bashkvendasit tanë kudo që janë. Urojmë që në këtë festë vërtet të mbretërojë festë e njëmendët në çdo familje duke kujtuar njëqindedy vjetorin e Pavarësisë së shetit Shqiptarë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo festë duke u shenuar të manifestohet duke na bashkuar të gjithve neve Shqiptarëve të të gjitha besimeve e vendbanimeve tona”, thuhet në urimin e Hasanit. /2L ONLINE/