Një grup i qytetarëve të Gjilanit në takim me shefin e shtabit zgjedhor Isa Musliun, njëherësh edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe Mimoza Kadriun, gjithashtu kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate, e mbështetën kandidaturën e tyre dhe premtuan se do i mbështesin edhe me votë.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan për çështjet që i preokupojnë qytetarët e Gjilanit për të cilat, kandidatët e NISMA-s, Isa Musliu dhe Mimoza Kadriu, u zotuan se do t’i kenë pjesë të agjendës së tyre.