DYLON

PDK: Zhegra dhe Llashtica, tani edhe më fuqishëm për PDK-në

PDK: Zhegra dhe Llashtica, tani edhe më fuqishëm për PDK-në
Avatar photo Redaksia

Në Zhegër së pari, pastaj në Llashticë, aktivistët e këtyre nëndegëve, mirëpritën kandidatët për deputetë dhe udhëheqjen e degës së PDK-së në Gjilan, me ç’rast, konfirmuan gatishmërinë e tyre për mobilizim, si asnjëherë më pare, për fitoren e PDK-së dhe kandidatëve të saj gjilanas, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit.

Asnjë parti politike në Kosovës, nuk ka bërë më shumë se PDK-ja për qytetarët dhe për zhvillimin e Kosovës në përgjithësi, – u shprehën ata, aktivistët vendës, të cilët gjithsesi e shprehën me emocion mungesën e dy liderëve tanë; Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Pra, është kjo arsyeja pse PDK-së në Gjilan, siç u vërejt edhe në këto nëndegë, i janë kthyer në mbështetje të plotë edhe veteranët e PDK-së, të UÇK-së, kategoria e ish të burgosurve politik, etj.

EkoHigjiena

Edhe kandidatët për deputet: Iliri Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha dhe Gani Neziri, debatuan me këtë frymë duke i motivuar aktivistët e kësaj ane, për një mobilizim të gjithmbarshëm për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe për ta si kandidatë të tyre.

Kontributin e tij prej veprimtari të hershëm kombëtar, në këtë garë zgjedhore të PDK-së po e jep edhe Bejtullah Tahiri, I cili edhe në këto takime inkurajoi aktivistët për një angazhim maksimal për fitoren e PDK-së., thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.