Kreu i Nisma-s për Kosovën, Dega në Gjilan, Bajram Hasani ka bërë të ditur se në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ka mbajtur takim me kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal në Gjilan nga NISMA.
Sipas tij, u bisedua për intensifikimin e punëve për zgjedhjet që po na presin.
“U informova se punët në terren po shkojnë shumë mirë dhe se ekziston një mbështetje e përgjithshme për NISMA-në. Qytetarët e Gjilanit janë vetdijësuar se qytetit i duhen ndryshime dhe se ndryshimet vijnë me Nisma-n”, ka thënë Hasani, i NISMA-s, që njëherësh është edhe kandidati i këtij subjekti politik, në garën për kryetar komune.