Nisma për Kosovën, ka përmbyllur fushatën e saj në Gjilan ku ka marr pjesë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili ka thënë se Gjilani ka nevoje për një elite të re intelektuale, pasi njerëzit e kësaj zonë janë lodhur nga njerëzit e njëjte të cilët tash e sa vite nuk kanë bërë gjë për Gjilanin.
Limaj ka thënë se qytetarët e Gjilanit e kanë një mundësi ideale që më 22 tetor të vendosin për ndryshimin shumë të nevojshëm në qytetin e Gjilanit dhe se qytetarëve të kësaj komune, iu është ofruar kandidati më i mirë dhe ai është z. Bajram Hasani.
Sipas Limajt projekti socialdemokrat është i duhuri për këtë qytet.
“E ardhmja është njerëzit që kryen punë. E ardhja është tek njerëzit të cilët bëhen zëdhënës të familjeve të varfra. Zëdhënës e fermerit dhe bujkut. E ardhmja është tek njerëzit të cilët mbështesin ndërmarrjet dhe prodhuesit vendor. Jemi angazhuar për t’i ndihmuar prodhuesit vendor. Nisma do të jetë në Qeveri për sa kohë që nuk shkelet dinjiteti i Kosovës”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se është shumë më rëndësi që zëri i Nismës të jetë në Asamblenë Komunale të Gjilanit.
“Kandidati ynë për kryetar është e ardhmja e Gjilanit. Kosova është e vogël për ta ndarë. Ai që nuk e do këtë vend ai gjen rrugë për ta përçare sa më shumë. Koha është jo të flitet dhe të kërkohet besimi me llafe, por me punë. Do të mbetemi të përkushtuar jo për Anamoravën, por për të gjithë vendin, por edhe për bashkombasit tanë në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni. Le të bashkohemi për punë të mira dhe të mbara dhe t’i japim zgjidhje problemeve të Gjilanit. Rrugëzgjidhja është tek Nisma për Kosovën”, ka thënë Limaj.
Ndërsa, kandidati për kryetar të Gjilanit nga Nisma, Bajrami Hasani ka premtuar se do t’i realizojnë premtimet e bëra gjatë fushatës.
“Ato që kemi thënë nuk janë premtime boshe. Gjilani me nuk do të vuaj nga mungesa e ujit. Qytetarët nuk do të bllokohen në trafik për orë të tera. Qytetarët e Gjilanit nuk do të frikësohen me sa herë që do të bjerë shi se do të bllokohen”, ka thënë Hasani.
Bajrami i bindur në fitore pasi, siç tha ai, Nisma po vjen dhe këtë askush nuk mund ta ndalë, ka shtuar tutje se nëse Nisma e fiton Gjilanin asnjë familje nuk do të mbetet pa një anëtar të punësuar.
Edhe, kryetarja, e Gruas se Nismës në Gjilan, Valdete Bajrami ka kërkuar nga gjilanasit që të dielën të dalin sa më masovikisht për të votuar dhe të votojnë për Nismën, për kandidatët e këtij subjekti politik.