(2LONLINE) – Sërish rikthehen dorëheqjet dhe ikjet nga PDK-ja Gjilanit. Kësaj radhe Anila Tusha Kastrati i ka dhënë fund aktivitetit politik nën firmën PDK. Ajo ka bërë të ditur për Portalin 2Lonline se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në këtë subjekt. Ajo, ndër tjerash, ishte nënkryetare e nëndegës së 11-të (Lagjja Dheu i Bardhë”), si dhe anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së së Gjilanit.
Ajo tha se tani e tutje do të jetë pjesë e subjekti të ri “Nisma për Kosovën” pasi beson në këtë alternativë të re, si një alternativë më e mirë për të dhënë kontributin e saj politik, në të mirë të vendit dhe qytetarëve pa dallim.
Përndryshe, ajo kohë më parë kishte shprehur publikisht zhgënjimin e saj me zhvillimet e fundit në PDK-në e Gjilanit e cila pas humbjes së pushtetit si duket nuk po e gjen rrugën e këndelljes dhe të mësuarit me rolin e opozitarit.
Anila Tusha Kastrati kishte thënë pak kohë më parë për 2Lonline se PDK në Gjilan kishte devijuar nga programi dhe vizioni i saj për ti dhënë edhe arsyet pse mendon kështu. Si duket kjo kritik e hapur e saj nuk ka pas refleksion të drejtuesit aktual të PDK-së së Gjilanit dhe se tani ajo ka marr një hap më drastik për ta braktisë krejtësisht PDK-në. Për më tepër, ajo ka kaluar në “Nisma…” ku po ashtu kanë kaluar, deri më tani, disa prej kuadrove dikur udhëheqëse nëpër struktura të PDK-së, duke përfshirë këtu madje edhe një anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Për Anila Tusha Kastratin, zhvillimet e fundit në degën e PDK-së në Gjilan nuk ishin mbresëlënëse. Dorëheqjet e vonuar apo e imponuar e disa liderëve nuk kishin sjellë ndonjë ndryshim apo reflektim të dukshëm në degën e PDK-së në Gjilan.
Përndryshe, burimet e Portalin 2Lonline në “NISMA…”, kanë bërë të ditur se po presin që vala e ikjeve nga PDK dhe ardhja te “NISMA…” të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /2lonline/