(2LONLINE) – Përfaqësuesit e “Nismës për Kosovën në Gjilan”, në Gjilan, thanë se po vazhdojnë me punë duke u shtrirë nëpër terren dhe pas Zhegrës tani kemi edhe Këshillin Inicues për Lagjen Zabel, që do të përbëhet prej dy aktivëve por që do të funksionojë si një nëndegë.
Halit Aliti, përgjegjësi për informim, i Nisma për Kosovë-Këshilli Inicues i Lagjes Zabel ka thënë se edhe në ktë Këshill janë tubuar figura të dëshmuara që kanë kontribuar në forma të ndryshme edhe më parë për të mirë ne Lagjes dhe se tani do t vazhdohet të jepet kontributi për të mirën e kësaj ane edhe përmes strukturave të këtij subjekti politik.
Ai tha se në këtë këshill janë bashkangjitur kuadro të profileve të ndryshme që janë dëshmuar dhe dalluar edhe në Gjilan e më gjerë por se subjekti “Nisma” është i hapur për të gjithë që duan të kontribuojnë për të mirë ne komunës në frymën e “Nismës”
“Me Nisma për Kosovën”, lagja jonë do të merr një pamje të një lagje të vërtet urbane pasi tani ka mbetur pa asnjë investim konkret. E njoftojmë opinionin e gjerë që Këshilli Inicues për Lagjen Zabel është Këshilli I Dytë I formuar pas asaj të Zhegrës. Në Lagjen Zabel, ka shumë të interesuar për ta mbështetur këtë subjekt që po fuqizohet ditë për ditë”, ka thënë Halit Aliti, përgjegjësi për informim. /2lonline/