Drejtues të Nisma për Kosovën në Gjilan, thanë se të gjithë këto ditë po flasim për ndryshime, por se ndryshimi që i duhen Gjilanit është Nisma për Kosovën.
Shaqir Ukshini, Shef i Shtabi Zgjedhor, ka folur për programin zgjedhor që do tu ofrohet gjilanasve, e nënkryetarja e NISMA-s Anila Tusha-Kastrati, njëherësh bartëse e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, si dhe kandidati tjetër Sherif Fejzullahu, folën për angazhimet e NISMA-s, deri më tani, për ecurinë e fushatës, por edhe gjërat konkrete që do të ndërmerren pas besimit qytetarë që do ta marrin më 22 tetor, e ku në fokus do të jetë interesi qytetar dhe i Komunës.
Shaqir Ukshini, me këtë rast ka thënë se oferta zgjedhore me të cilën do t’i ofrohen gjilanasve për ta fituar besimin e tyre, përbëhet nga shtatë pika, që nis me zhvillimin ekonomik, të cilën NISMA e vlerëson si tejet kyçe, pastaj me arsimin, kulturën sportin e artit, ku NISMA e ka programin e detajuar. Po ashtu edhe në shëndetësi, NISMA, e ka të qartë se çfarë e si të veprojë, pas datës 22 tetor.
Ukshini tha tutje se në programin zgjedhor të NISMA-s, parashihen projekte konkrete në zhvillimin rural, zhvillimin e bujqësisë. Ai tha se Nisma e ka këtë pjesë mjaftë të detajuar dhe konkret dhe vetëm do të pret mundësinë për implementim.
Po ashtu pjesë tjetër e programit, sipas tij, janë edhe shërbimet komunale ku fokusi i NISMA-së po asht ka qenë i madh dhe serioz dhe e ka të qartë po ashtu se si do të jetë qasja e saj po që se merr besimin qytetarë më 22 tetor.
Edhe pikat tjera si mbrojtja e ambientit dhe turizmi janë pjesë e programit të NISMA-s që do t’i shpaloset qytetarëve.
Nga ana e saj, nënkryetarja e NISMA-s Anila Tusha-Kastrati ka thënë se tani më NISMA në Gjilan është subjekt politikë serioz, që po gjen shtrirje kudo dhe se idetë e këtij subjekti, fryma socialdemokrate, po i shpaloset qytetarëve dhe ajo po pritet mjaftë mirë.
Ajo tha se deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka qenë afër qytetarëve, e NISMA është subjekti që do ta bëjë këtë dhe po e bënë, e që po vërehet edhe në takimet e shumta që i kanë këto ditë në terren. Derisa të tjerët kanë ofruar dhe po ofrojnë premtime boshe e të parealizueshme, NISMA është për një klimë të mirë politike duke qenë e matur dhe përherë në kontakt me qytetarët.
Ajo tha se NISMA është e struktura mirë edhe me gruan dhe sidomos me të rinjtë, ku pjesa dërmuese janë të tillë sepse vetëm me gjeneratat e reja vije ndryshimi.
Përndryshe Tusha-Kastrati tha se këto ditë po kanë takime të shumta me qytetarë dhe ka veçuar ato me biznese, ku tha se ato po kanë pengesa të shumta dhe po punojnë me vështirësi, por se me NISMA-n në pushtet do të krijohen kushte të mira që bizneset të zhvillohen tutje.
Kandidati tjetër i NISMA-s, që synon të hyjë në Kuvend është edhe Sherif Fejzullahu i cili është ndalur në çështjen e zhvillimit ekonomik dhe në atë se çfarë ofron NISMA në këtë pikë dhe sa është për të kjo çështje kyçe.
Ai tha se NISMA i ka dhënë rëndësi të madhe në program zhvillimit ekonomik sepse me zhvillim ekonomik do të rritet edhe mirëqenia e qytetarëve, ndërsa shtoi se në fokus të tyre do të jetë edhe te zbatueshmëria e ligjeve.
E sponsorizuar nga NISMA