Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative të studimeve baçelor.
Kurse për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve baçelor si dhe programi E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve master provimi pranues do të mbahet më datë 03.10.2020 e shtune.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. /2LONLINE.com/