Që nga ora 9:00 në fakultetin e Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, studime Bachelor dhe për studime master E-Qeverisja , program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve- Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “ Kadri Zeka .
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2017-2018, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik, respektivisht programet Banka, Financa , Kontabilitet, programin Marketing dhe programin Menaxhment të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja , program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve- Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “ Kadri Zeka”, do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 25 korrik 2017. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankesave, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 27.07.2017 duke filluar nga ora 10.00 Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 26.07.2017 deri më 28.07.2017. kurse deri më 25 korrik 2017 shpallen rezultatet në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike nga data 25.09.2017 deri më datë 29.09.2017 prej orës 9:00 – 15:00
Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.