Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar viti i ri akademik. Për të mirëpritur studentët e rinj, nëpër fakultete është organizuar pritje ceremonial nga dekanët dhe personeli akademik.
Pjesë e pritjes solemne të studentëve ishte edhe rektori i Universitetit, Bajram Kosumi së bashku me prorektorët mësimdhënësit dhe stafin akademik e administrativ.
Me këtë rast , rektori Bajram Kosumi u ka uruar mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre që vazhdojnë të ndjekim studimet në Universitetin “Kadri Zeka”, duke ju dëshiruar një fillim të mbarë të vitit akademik.
Ai ka falënderuar studentët që kanë zgjedh të jenë pjesë e Universitetit “Kadri Zeka”, duke thënë se, ju keni bërë zgjedhjen e duhur , sepse UKZ ka kriju një frymë liberale dhe ju duhet të mësoni e studioni që shoqërinë e Gjinanit, Kamenicës, Vitisë, Anamoravës në përgjithësi ta shndërroni në shoqëri modern.
Tani vegël të punës suaj do ta keni librin sepse, duhet ta zhvilloni të menduarit kritik, sepse, ashtu si do ti kaloni tre vite studimi në UKZ, ashtu pastaj do të ndërtoni edhe të ardhmen tuaj.
Rektori Bajram Kosumi, nuk ka lënë pa përmendur edhe lëvizjet studentore të kohës së robërisë. Ai ka thënë se studentët e UP-së para luftës së fundit në Kosovë , kanë qenë ata të cilët kur gjithçka që nuk është përputh me interesat e vendit tonë, atëherë kanë shpërthye dhe i kanë mbrojt të drejtat tona, prandaj ju tani, ka shtuar rektori Kosumi, duhet të mësoni e studioni që të filloni të ndryshoni e modernizoni shoqërinë tonë.
Ndërkohë, Adrian Bajrami, i cili sot ka marr mandatin e kryetarit të Parlamentit studentor në UKZ, pasi ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik, ka thënë se do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat dhe menaxhmentin e Universitetit.
Ai ka shtuar se të gjithë së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona qe janë në të mirë të studentëve
Kurse në emër të Dekanëve të Fakulteteve të UKZ ka folur dekani i Fakultetit te Edukimit, Januz Dervodeli, i cili ka uruar studentët për vitin e ri akademik duke thënë se Ju jeni ndryshimi i tashmes dhe së ardhmes.