DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës shënon Ditën Kombëtare të Gjermanisë

Forca e Sigurisë së Kosovës shënon  Ditën Kombëtare të Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

Sot ora e parë e “Kursit të gjuhës gjermane” në kazermën “Adem Jashari ” në Prishtinë ka filluar me një atmosferë krejtësisht ndryshe nga ajo e ditëve tjera, duke shënuar kështu “Ditën e Bashkimit të Gjermanisë”.

Për të shënuar këtë ditë, si shenjë nderimi dhe respekt ndaj shtetit gjerman, përveç pjesëtarëve të kursit dhe mësueses së gjuhës gjermane, nuk munguan as eprorët e lartë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ( MFSK ) dhe të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ).

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, gjatë fjalës së tij me theks të veçantë nënvizoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë: “Jemi një ndër shtetet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm më Ushtrinë e shtetit gjerman, andaj me këtë rast dua që të uroj shtetin gjerman për ditën e tyre më të rëndësishme dhe njëherësh t’i falënderoj për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së “.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, gjeneral Hazrolli falënderoi zyrtarët të cilët kanë hapur Laboratorin e gjuhëve të huaja dhe kanë mundësuar realizimin e këtij kursi mjaft të rëndësishëm për pjesëtarët e FSK-së dhe FSK-në në përgjithësi. Ai po ashtu nga kursantët e FSK-së kërkoi angazhim maksimal në mesmin jo vetëm të gjuhës gjermane por edhe të gjithë historisë së shtetit gjerman.

Hapja e laboratorit për mësimin e gjuhës gjermane, për pjesëtarët e FSK-së, është bërë në fillim të muajit shtator dhe kjo është gjenerata e parë që e ndjekë këtë kurs.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.