OJQ “NOPM” fillon implementimin e projektit “Promovimi i dialogut ndëretnik dhe rritja e vetëdijesimit mbi të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore”.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkovic ka mbajtur një takim me Besime Tusha-Maliqi Drejroreshë e Organizatës Jo-qeveritare “Network of Peace Movement” (NOPM), si pjesë e projektit “Promovimi i dialogut ndër-etnik dhe rritja e vetëdijesimit mbi të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore”.
Projekti ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve nga komunitetet shumicë dhe joshumicë për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, duke promovuar dialogun ndëretnik si një element shumë të rëndësishëm përmes të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen. Grup i targetuar do të jenë kryesisht nxenës nga tre komunitetet që jetojnë në Kamenicë, mësuesit, departamenti i arsimit dhe qytetarët në përgjithësi, të cilët do të jenë palët kryesore të interesit në projekt.
Drejtoresha e “NOPM”, Besime Tusha-Maliqi në këtë takim njoftoi nënkryetarin Stamenkovic mbi aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës implementuese, dhe kërkoi përkrahje institucionale nga komuna e Kamenicës.
Nënkryetari Stamenkovic u shpreh i lumtur për iniciativën e NOPM-së në lidhje me këtë projekt, dhe i siguroi bashkëpunim të mirëfilltë në realizimin e objektivave të përbashkëta.
Projekti financohet nga “United Nation Mission in Kosovo” (UNMIK).