DYLON

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë dhe 350 pikë Olimpike

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë dhe 350 pikë Olimpike
Avatar photo Elife Sherifi

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë, përmes repesazhit. Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.

Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

EkoHigjiena

Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 350 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).

Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.