(2L ONLINE) – Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” me seli në Zvicër, ka nisur dje ndërtimin e shtëpisë për familjen e Sami Eminit nga fshati Goshicë, e cila është përballur për vite me kushtet e banimit dhe nevoja për ndihmë ka qenë e domosdoshme vlerësojnë përfaqësuesit e shoqatës “Nëna Terezë”.
Implementimin e këtij projekti do ta bëjë Shoqata Nëna Terezë në Kosovë në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti. Në vënien e gur themelit, kryetari Haliti u shpreh se nismat për ndihmë familjeve në nevojë, janë për tu përshëndetur dhe gjithnjë do të përkrah iniciativat e tilla edhe në të ardhmen.
Familja Emini ka qenë duke jetuar në shtëpinë e cila nuk ka plotësuar kushtet për jetesë dhe kryefamiljari i kësaj familje ka falënderuar shoqatën humanitare, si dhe institucionet për ndihmën. /2L ONLINE/