(2L ONLINE) – Kanë nisur sot punimet për asfaltimin e rrugës Lladovë-Nasalë, me gjatësi prej 2 kilometrash. Ky projekt pritet të realizohet shumë shpejt, dhe do të jetë një lehtësim i madh i banorëve të kësaj ane.
Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ka dalë në vendin e ngjarjes nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.
“Sot po e fillojmë ndërtimin e e rrugës Lladovë-Nasalë, projekt i nisur edhe në qeverisjen e kaluar, por që nuk gjeti realizim. Sot, qeverisja e koalicionit LDK-AAK në Gjilan, me mbështetjen e kryetarit Haziri, po u del në ndihmë qytetarëve të kësaj pjese, për një jetë më të mirë të tyre. Ky projekt ka qenë prioritet dhe tashmë po bëhet realitet”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.
Asfaltimi i kësaj rruge ka qenë premtim i kryetarit Haziri në fushatën elektorale, i cili tashmë po implementohet. /2L ONLINE/